Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Histori, arkiva dhe edukim: hidhen hapat e parë të bashkëpunimit mes AIDSSH dhe Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë 13 maj- Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi një takim pune në Universiteti i Prishtinës me pedagogë dhe drejtues të Departamentit të Historisë të Fakultetit Filozofik, me fokus forcimin e bashkëpunimit akademik dhe përdorimin e dokumenteve arkivore në kërkimin shkencor dhe edukimin qytetar.
Në takim morën pjesë Prof. Ass. Mentor Hasani, Prof. Ass. Kujtime Bishtarka dhe Ass. Ma. Oktaj Hasani, ndërsa delegacioni i Autoritetit përbëhej nga Prof.Ass. Albert Nikolla, anëtar i Autoritetit , Dr. Ornela Arapi, Drejtore e Hulumtimit Shkencor, Dr.Brunilda Çërraga pëgjegjëse për edukim, eksperti audo- vizual Dorian Zanaliu dhe zëdhënësja e Autoritetit.
Gjatë diskutimeve u prezantua tradita akademike e Departamentit të Historisë, një nga strukturat më të hershme të studimeve historike në Kosovë, me 11 profesorë dhe programe të lidhura me historinë, trashëgiminë dokumentare dhe arkivistikën. U theksua roli i departamentit në përgatitjen e kuadrove për institucionet arkivore dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor, përmes bashkëpunimeve me institucione akademike shqiptare në rajon dhe më gjerë. Aktualisht, rreth 200 studentë ndjekin programet në fushën e historisë.
Përfaqësuesit e fakultetit dhe të Autoritetit ndanë vlerësime të përbashkëta mbi rëndësinë e dokumenteve arkivore në ndërtimin e një qasjeje kritike ndaj së kaluarës komuniste dhe në edukimin e brezave të rinj.
Në këtë kuadër u diskutua mundësia e nënshkrimit të një bashkëpunimi institucional për organizimin e konferencave të përbashkëta, punëtorive, praktikave studentore, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kërkimore të mbështetura mbi arkivin e Autoritetit.
Një nga pikat ku u gjet një afërsi e veçantë ishte ndërtimi i platformave edukative që ndihmojnë studentët e historisë të përdorin profesionalisht dokumentet arkivore dhe të zhvillojnë një analizë më të thelluar të periudhës komuniste.
Në takim u diskutua gjithashtu për projekte që lidhen me Kosovën, dokumentimin historik dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike në Prishtinë dhe Tiranë. Në këtë kuadër, Autoriteti u ftua të marrë pjesë në “Javën e Historisë”, organizuar nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Prishtinës.
Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional në funksion të kujtesës historike, kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar mbi të kaluarën komuniste.

Njoftimin për Konsultim Publik të PBA-së 2027-2029

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, më datë 20.04.2026, do të zhvillojë pranë ambienteve të institucionit një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të

𝐒𝐮𝐥𝐚: 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐢𝐦 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐣𝐞𝐭 – 𝐈𝐂𝐌𝐏 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐭𝐨𝐫𝐞, 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦

“Sot shënojmë përmbylljen e një faze të rëndësishme bashkëpunimi me ICMP, të mbështetur nga Bashkimi Europian. Një fazë që nuk është thjesht një projekt i përfunduar, por një hap konkret