Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Klubi i Filmit “Mësojmë nga e Kaluara-Lezhë

Dëshmi,Arkiv,Histori pas siparit të tij në Tiranë vijoi në Lezhë, aty ku ka zanafillën fabula e filmit:”Toka jonë”

Ky takim u realizua në Bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën Vendore Arsimore Lezhë

Në takim morën pjesë nxënës së shkollës”Hydajet Lezha” shoqata partnere, historianë, mësues e familjarë

Znj. Brunilda Cërraga hapi aktivitetin duke prezantuar misionin e AIDSSH-së si institucion në shërbim të informimit dhe edukimit qytetar. Ajo nënvizoi se Klubi i Filmit është një vijim i nismave edukative, krahas “Klubit të Librit”, dhe se qëllimi është të tregojmë se si ideologjia ndikonte përmes artit në krijimin e target-grupeve të diskriminuara.

“Synimi është të vendosim në dritën e duhur figurat e personazheve të filmit ‘Toka Jonë’, duke i shqyrtuar përmes dokumenteve arkivore dhe dëshmive të familjes Syku.”

Znj. Rovena Rrozhani prezantoi materialet e përgatitura me dokumente, video dhe fakte mbi historikun e filmit, duke shpallur të hapur Klubin e Filmit në Lezhë.

Historiani Paulin Zefi shpjegoi origjinën e termit “kulak” dhe përdorimin e tij politik:

“‘Kulaku’ ishte një term sovjetik i lidhur me kampet e përqendrimit. Në Shqipëri u përdor si instrument politik për të konsoliduar pushtetin mbi fshatin.”

Ai solli edhe panoramën e persekutimit të familjes Syku:

“Familja Syku u godit si një familje e madhe dhe e pasur, e kategorizuar si kulake. Tokat iu konfiskuan, përfshirë sheshin qendror të Lezhës. Shtëpia u kthye në ‘shtëpi-burg’. Arrestime, izolime dhe mbi 100 vite dënime në total – dhe asnjë prej tyre nuk u lejua të arsimohej.”

Në përfundim të aktivitetit, foli z. David Syku, pasardhës i familjes.

Ai falënderoi AIDSSH-në, AQSHF-në dhe Bashkinë Lezhë për organizimin dhe theksoi rëndësinë e sjelljes së kontekstit historik:

“Filmi ka ndikuar në mënyrën si kjo shtresë shoqërore është parë si ‘e keqja e madhe’. Arsimi e prek shumë pak këtë periudhë – ndaj këto shpjegime janë të domosdoshme.”

Më tej shtoi:

“Shpesh shiheshim si ‘e keqja e shoqërisë’. Ideologjia deformoi dramën. Familja jonë është rritur me idenë për të mos kultivuar mllef apo hakmarrje.”

Diskutimet në sallë ishin të shumta dhe të sinqerta.

Z. Paulin Marku theksoi:

“Familja Syku është ndër më të respektuarat, e papërzier politikisht. U goditën si familje malësore me traditë dhe besim katolik.”

Z. Martin Deda u shpreh:

“Lezha ka qëndruar larg përballjes me realitetin e diktaturës. Në vitet ’60 njerëzit thoshin ‘Andrrat n’beze’ – një shprehje e ardhur nga ky film.”

Mësuesja e letërsisë Donika Haxhia solli një reflektim të rëndësishëm:

“Gjuha gegë është stigmatizuar përmes personazheve negative dhe filmi nuk duhet transmetuar pa shpjegime të plota. E para duhet mësuar historia e vërtetë.”

Një tjetër pjesëmarrës shtoi:

“Historia duhet t’u vijë brezave të rinj. Djemtë e Sykajve kanë lindur në demokraci, por filmi u ka lënë plagë – kjo nuk është rastësi.”

Diskutimet prekën edhe çështjen nëse filmat e realizmit socialist duhen shfaqur sot, dhe nëse patjetër duhet të shoqërohen me materiale shpjeguese për të ndriçuar të vërtetat e shtrembëruara nga ideologjia.

Authority of the FilesArkivi Qendror Shteteror i FilmitPaulin Zefi@Gjimnazi Hydajet Lezha @David Syku @Donika Haxhia @Paulin Marku Dean Martin

#MësojmëNgaeKaluara #KlubiFilmit