Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Mblidhet Këshilli Shkencor i Konferencës Ndërkombëtare për kufirin Shqipëri–Kosovë/Jugosllavi 1944–1990, nis shqyrtimi i kumtesave të propozuara

Prishtinë, 12 maj 2026 – U zhvillua këtë të martë takimi paraprak ndërmjet përfaqësuesve të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Kalimi i kufirit Shqipëri–Kosovë/Jugosllavi gjatë viteve 1944–1990: Analizë e dyanshme e dimensionit politik dhe njerëzor”, e cila do të mbahet më 27 shtator 2026 në Tiranë.

Në takim morën pjesë nga AIDSSH anëtarët Altin Hoxha, kryetar i grupit drejtues, Gjergj Marku, Skënder Vrioni dhe Prof. Asoc. Dr. Albert Nikolla, Drejtori i Përgjithshëm i Trajtimit të Kërkesave, z. Selami Zalli, Dr. Ornela Arapi, Drejtore e Hulumitimit Shkencor, Dr.Brunilda Çërraga përgjegjëse për edukim , Dr. Edlir Orhani, Migena Demirxhiu, Zëdhënëse e Autoritetit , eksperti audo- vizual Dorian Zanaliu e Luan Ismaili, ndërsa nga institucionet partnere në Kosovë morën pjesë Prof. Dr. Naim Berisha dhe Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, Dr. Nuredin Ahmeti dhe pjestare ndihnës të dy Institucioneve pritëse.

Diskutimet u përqendruan në përcaktimin e hapave të mëtejshëm organizativë dhe shkencorë të konferencës, shqyrtimin e abstrakteve të paraqitura dhe koordinimin e sesioneve tematike.

Në vijim të mbledhjes u zhvillua edhe mbledhja e parë Këshillit Shkencor të konferencës, ku për secilën temë dhe abstrakt të paraqitur u bë një vlerësim sipas standardeve akademike dhe metodologjike.

Nga 15 abstrakte të dorëzuara nga studiues dhe kërkues shkencorë nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, komisioni shkencor miratoi 11 për vijimin e procesit drejt përgatitjes së kumtesave të plota që do të prezantohen në konferencë.

Konferenca synon të sjellë një analizë të thelluar mbi kufirin Shqipëri–Kosovë/Jugosllavi gjatë viteve 1944–1990, jo vetëm si vijë ndarjeje politike dhe ideologjike gjatë Luftës së Ftohtë, por edhe si një hapësirë dramatike e përvojave njerëzore, arratisjeve, ndëshkimeve, shpresës dhe kërkimit të lirisë. Në fokus të saj do të jenë kalimet ilegale të kufirit, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, trajtimi i emigrantëve ilegalë, pasojat politike e shoqërore të ndarjes kufitare, si dhe kujtesa kolektive mbi këtë fenomen.

Sipas organizatorëve, konferenca përbën një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit të studimeve mbi kufijtë politikë dhe pasojat e tyre shoqërore në kontekstin shqiptar gjatë periudhës së regjimit komunist duke ndërthurur kërkimin arkivor, analizën historike dhe dëshmitë personale të dokumentuara.

Këshilli Shkencor i konferencës përbëhet nga Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, Prof. Dr. Nuridin Ahmeti, Prof. Ass. Albert Nikolka. Dr. Ornela Arapi, Dr. Brunilda Çërraga, Prof. Dr. Arbër Hadri, Dr. Edlir Orhani , të cilët do te vijojne të mbikëqyrin me rigozitet standardet shkencore të punimeve dhe janë garantues te integritetin akademik të konferencës dhe botimeve që do të dalin prej saj.

Në përmbyllje të takimit u diskutuan edhe çështje teknike dhe organizative që lidhen me administrimin e konferencës, mikpritjen e pjesëmarrësve dhe elementët infrastrukturorë që do të garantojnë një organizim dinjitoz dhe një komunikim sa më të gjerë publik të aktivitetit.

Instituti Albanologjik i PrishtinësInstituti i Historisë “Ali Hadri” PrishtinëTeuta ShalaNaim BerishaNuridin Ahmeti, Altin Hoxha, Skender VrioniAlbert NikollaGjergj Marku,, Selami ZalliOrnela EleziMigena Demirxhi @Brunilda Çerraga Dorian ZanaliuEdlir Orhani

#autoritetidosjeve#arkivaaidssh

Njoftimin për Konsultim Publik të PBA-së 2027-2029

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, më datë 20.04.2026, do të zhvillojë pranë ambienteve të institucionit një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të