Facebook
Twitter
LinkedIn
Email

Progres Raporti 2025 BE: Kujtesa e diktaturës dhe edukimi historik, pjesë e progresit të Shqipërisë drejt integrimit

#Progresraporti2025

Progres-raporti i fundit i Bashkimit Europian për Shqipërinë vendos theks të veçantë te ruajtja e kujtesës së diktaturës komuniste dhe roli i edukimit historik në forcimin e demokracisë.

Në raportin e publikuar për vitin 2025, Bashkimi Europian nënvizon rëndësinë e ruajtjes së vendeve të kujtesës që lidhen me diktaturën komuniste dhe mbështetjen e nismave që promovojnë ndërgjegjësimin historik, veçanërisht te brezat e rinj .

Sipas dokumentit, këto elemente janë thelbësore për ndërtimin e një kulture demokratike të qëndrueshme dhe për forcimin e vlerave europiane në shoqëri.

Ky vlerësim merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, ku procesi i përballjes me të kaluarën mbetet një komponent i rëndësishëm i zhvillimit institucional dhe shoqëror. Ruajtja e vendeve të kujtesës dhe integrimi i historisë së diktaturës në edukim konsiderohen tashmë si pjesë e standardeve që lidhen me progresin në rrugën europiane.

Në këtë kontekst, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit vlerëson se theksi i vendosur nga Bashkimi Europian përputhet me misionin dhe aktivitetin e tij ndër vite, në drejtim të dokumentimit të së kaluarës, hapjes së dosjeve dhe promovimit të kujtesës historike përmes programeve edukative.

Raporti i BE-së sjell gjithashtu në vëmendje nevojën për thellimin e iniciativave në këtë fushë. Këto përfshijnë zhvillimin e mëtejshëm të vendeve të kujtesës si hapësira të aksesueshme për publikun, forcimin e bashkëpunimit me sistemin arsimor për përdorimin e dokumenteve autentike në mësimdhënie, si dhe zgjerimin e programeve që synojnë ndërgjegjësimin e të rinjve mbi pasojat e regjimeve totalitare.

Mesazhi i raportit është i qartë: kujtesa historike nuk është vetëm një detyrim ndaj së shkuarës, por një investim për të ardhmen demokratike të vendit, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror për ta thelluar këtë proces.

#autoritetidosjeve#shqiperianëkomunizëm Gentiana Mara Sula Altin Hoxha Gjergj Marku,, Skender VrioniAlbert Nikolla

Njoftimin për Konsultim Publik të PBA-së 2027-2029

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, më datë 20.04.2026, do të zhvillojë pranë ambienteve të institucionit një takim konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të