Më 30 qershor 2026, Autoriteti mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit për prezantimin e risive të kurrikulës së Arsimit Parauniversitar për klasat II, VII dhe XI.
Autoriteti u përfaqësua nga Drejtoresha e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar, znj. Ornela Arapi, e cila ka qenë pjesë e procesit të konsultimit dhe hartimit të programeve të reja lëndore, duke përcjellë propozimet e Autoritetit për përfshirjen e fushës së kujtesës.
Në vijim të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti, në bashkëpunim me ISKK-në dhe ASCAP-in, ka dhënë kontribut në hartimin e programeve të reja të Historisë për klasat VII dhe XI.
Gjatë takimit u prezantua mënyra se si fusha e kujtesës është integruar në programet e reja lëndore, si rezultat i këtij bashkëpunimi institucional.
Kontributi i Autoritetit u përqendrua në përfshirjen e termave kyçe që lidhen me fushën e kujtesës, si dhe në rekomandimin, si burime mbështetëse për autorët e teksteve dhe mësuesit, të botimeve të Autoritetit të përshtatura për fëmijë dhe të miratuara nga ASCAP, platformës “Mësojmë nga e kaluara – Burime mësimore të hapura 1944–1991”, si edhe të një game të gjerë burimesh që përfshijnë dokumente arkivore, dëshmi gojore, vende të kujtesës dhe materiale të tjera edukative, në funksion të pasurimit të procesit të mësimdhënies dhe të nxënit.
Ornela Elezi#BrunaÇërragaDorian ZanaliuRovena Rrozhani

